Partizani e ka nisur mjaft mirë pjesën e dytë të ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve ndaj Ferencvaroshit hungarez.
Talenti Realdo Fili ka marrë një top në mesfushë dhe ka goditur nga jashtë zone duke shënuar një supergol.
Topi u përplas fillimisht në traversë dhe përfundoi në rrjetë. Por avantazhi zgjati deri në minutën e 71-të, kur Bode barazoi shifrat.