Prej disa ditësh në hapësirën para Galerisë Kombëtare të Arteve po merr formë “Reja”, instalacioni që për krijues ka arkitektin e njohur japonez Sou Fujimoto.
Vendndodhja e këtij ngacmimi artistik në hapësirën publike për Ardian Isufin, lëvruesin e artit bashkëkohor është jo e duhura.
Në këndvështrimin e arkitektit, Artan Raça, këto kilometra tub metalik të prera në qindra seksione bëjnë kurban përkohësisht një hapësirë të gjelbër.
Nëse arti bashkëkohor e kërkon respektimin e një rregulli, ai është të qenit në simbiozë fabula me vendin ku rrëfehet.
Ky instalacion, para se të vinte në Tiranë, u ekspozua në ambientet e Galerisë Serpentine në Londër. Ajo i përket fondacionit “Luma” dhe i është dhënë përkohësisht Bashkisë Tiranë. Në brendësi, “Reja” rezervon edhe një hapësirë ku mund të zhvillohen aktivitete kulturore.
<iframe width=”420″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/bORGP8sMTZ0″ frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>