Futbollisti argjentinas, Carlos Tevez në lot u përshëndet nga Boca Juniors në ndeshjen e fundit të tij që e fitoi ndaj Colon me rezultat 4:1, pasi karrierën e vazhdon në Kinë.
Tevez dy minuta para përfundimit të ndeshjes, gjatë zëvendësimit, mori ovacione nga stadiumi “Bombonera”, ndërsa disa tifozë kanë hyrë në terren dhe i janë përkulur atij, pas së cilës 32-vjecari nuk mundi të fsheh emocionet.
Tevezi e braktisi Bocën në gjendje të keqe financiare, kurse në ekipin e ri, Shangai Shenhui, do të fitoj miliona marramendësi, 80 milionë dollar në dy sezone.
Ai do ti tejkaloj edhe dy lojtarët më të mirë të ditëve të sotme, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, duke u bërë lojtari më i paguar në historinë e futbollit.
Tevez gjatë karrierës së tij ka luajtur për Corinthians, West Ham, Juventus dhe klubet nga Manchesteri.
https://youtu.be/2wPNam6b3EU