Në mes të ditës, në qendër të Parisit ndodh kjo skenë. Vajza me të kuqe, Marie Laguerre, franceze, po ecte rrugës për të shkuar në shtëpi, kur një burrë e ngacmon seksualisht në mënyre verbale.
Ajo i pergjigjet duke i thënë mbylle gojën, por reagimi i tij pas kësaj ishte dhuna, e cila sapo pamë.
Kjo video është berë virale ne internet dhe po komentohet nga të gjitha mediat ndërkomëbtare, pikërisht sepse tregon qartë sa i pranishëm është problemi i ngacmimeve seksuale.
Mari thotë se fatkeqësisht kjo nuk ishte hera e parë që përballej me ketë skenë dhe se fenomene te tilla në kryeqytetin francez janë të zakonshme. Ajo bën apel që gjerat të ndryshojnë dhe që femrat të ndihen të sigurta në jetën e tyre.
Sensibilizimi ndaj këtij rasti është i dyti pas denoncimeve për ngacmime seksuale në Hollivud, i cili çoi në krijimin e lëvizjes “Me too”.
Tv Klan