“Jo vetëm që bunkeri do të ngelet por do të ngelen edhe gjurmët e dhunës me të cilën ai u godit”
Këshilltari i Kryeministrit për Territorin dhe Urbanistikën, Artan Shkreli pohon kështu se bunkeri pranë Ministrisë së Brendshme që u dogj në protestën e 8 Dhjetorit të opozitës në Tiranë nuk do të prishet.
Shkreli tha për Televizionin Publik Shqiptar se muajin tjetër nisin punimet për rikonstruksionin e tij duke shtuar se bunkeri i përket të persekutuarve dhe anti-komunizmit shqiptar.
https://www.youtube.com/watch?v=wGC3O6idplk&feature=youtu.be