TIRANE- Erion Braçe ka reaguar pas incidentit në Parlament, kur u përfshi në një lum sharjesh të ndërsjellta me deputetët e PD dhe kryesisht me ish-Kryeministrin Berisha. I kam duruar shumë tha Braçe, duke shtuar se tani ka arritur kulmi.
Brace: “Kam duruar në atë sallë sharje e fyerje, unë do u përgjigjem. Duhet ta kenë të qartë (PD-ja) se kanë vjedhur dhe kanë vrarë shqiptarët. Kam hyrë më 26 Maj, pothuajse i vrarë në atë parlament nga Berisha. Nuk kam për ta toleruar më në asnjë moment”.
I pyetur për Palokën, Braçe nuk tha se ka tentuar ta qëllojë. “Ka ardhur të më largojë nga foltorja”, tha Braçe.