Deputeti i PS-së, Ben Blushi thotë se Shqipëria ka nevojë për një projekt emergjent kombëtar për monopolet dhe largimin e njerëzve.
Blushi duke kritikuar qeverisjen e majtë në tre vitet e fundit, thekson se nuk është bërë aspak ajo që u premtua.
“Shqipëria ka nevojë për projekt emergjence kombëtare për monopolet dhe largimin masiv. Rama do të mbahet mend si kryetari i vetëm që i ka hequr kësaj partie zgjedhjet. Qeverisjen mund ta konsideroj shumë arkaik. Është lideri më i vjetër në Evropë për nga mënyra sesi qeveris”, tha Blushi.
“Kam vite që kam dyshime për Ramën”
Ben Blushi, deputet i Partisë Socialiste ka folur për atë që ai e cilëson manipulim të referendumit për mandatin e kreut të PS-së. Në intervistën e dhënë për Mustafa Nanon në emisionin “Zuzuland”, Blushi shprehet se në shumë zona nuk ka pasur votim fare.
“Kam kërkuar të kem vëzhgues, por më është mohuar. Mi mohuan me motivin që nuk ka nevojë të ketë vëzhgues. Nuk më është lejuar fushatë, dhe as numërues. Nuk e di kush i ka numëruar ato vota. Në provinca dhe fshatra nuk ka pasur asnjë lloj votimi, por vetëm mbushje kutish”, tha Blushi.
Referendumi sipas Blushit ka pasur një qëllim dhe ai ka qenë e drejta e tij për të kandiduar për kryetar të PS-së. Deputeti socialist thotë se, rezultati i referendumit nuk mandat votat për të.
“Rama po qeveris në mënyrë akronike, është shumë i vjetër në modelin e tij. Kam vite që kam dyshime për të.”
Më tej, Blushi flet prishjen e marrëdhënieve me kryetarin e partisë dhe kryeministrin Edi Rama.
“Thyrja ime e parë me Ramën ka ndodhur në vitin 2009… sipas meje Rama i humbi zgjedhjet dhe nuk është puna se humbi zgjedhjet por i kushtoi Shqipërisë katër vjet. Në vitin 2009 i kam kërkuar zgjedhjet për këtë shkak se ishte e pamundur të humbnim zgjedhjet.”
“Në vitin 2009 dhe 2013, PS ka marrë të njëjtën numër mandatesh, bile një më pak herën e fundit”, shtoi Blushi.
Ai kujton dhe qëndrimin e Lëvizjes për Mendim Ndryshe që sipas Blushit ka ndikuar në marrjen e pushtetit nga PS.
“Në 2009 kërkuam që PS të mos dalë nga Parlamenti, të ketë program dhe të ketë koalicion të gjerë. Këto të treja u bënë”.
http://www.dailymotion.com/video/x43om0e_blushi_news