Gazetari Blendi Fevziu ka pyetur Ben Blushin nëse e ka ditur që në Partinë Socialiste ka pasur njerëz të inkriminuar dhe a është ai që ka ngrënë bukë me deputetin Armando Prenga.
“Unë nuk e kam ditur që këta njerëz janë të inkriminuar. Buka nuk përmendet në tavolinën e shqiptarit. Kjo ngjarje ka ndodhur para dy muajsh. Erdhi Xhon Kerri. Dhe tha që një gjë keni bërë mirë është dekriminilazimi. Përse e mori Rama këtë meritë. U bë sepse ka precedentë penale të verifikuar. Një deputet i joni u kap me drogë. A erdhi kërkesë nga Interpoli?”