Brukseli është blinduar nga forcat e shumta të policisë nga toka dhe ajri pas plagosjes së 3 policëve nga 2 persona të armatosur.
Në shërbim të policisë janë vënë edhe disa helikopterë të cilët po patrullojnë nga ajri, ndërsa i gjithë vendi është rrethuar nga qindra forca policore të cilat po punojnë për të arrestuar autorët.