Në emisionin Opinion po flitet si mund të arrish në formë brenda pak ditësh, ndërsa po vjen vera.
Pikërisht, në kohën kur instruktori i palestrës së sportistes së njohur Klodiana Shala po demonstronte live në studio, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ka marrë litarin dhe ka kërcyer për disa sekonda në studio.
Nga ajo çfarë pamë nga gazetari i njohur në vend, Blendi Fevziu, dukej se ishte në një formë përfekte fizike dhe i gatshëm për të pritur verën…