Në emisionin “Opinion”, Kryeministri Rama ka pohuar se koha kur mund t’i bëhej shtetit shantazh ka marrë fund, duke dashur të japë edhe idenë e një shteti më të fuqizuar. Por gjatë bisedës, gazetari Blendi Fevziu i ka paraqitur Kryeministrit një dokument sekret të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, drejtuar Ministrisë së Brendshme. I detyruar të pranojë mangësitë e shtetit sot, Rama e lidh përgjigjen e tij me një cirk fjalish dhe magjish, që gjithsesi, nuk i japin përgjigje faktit te paraqitur.