Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim me shqiptarët në Athinë, Greqi.
Berisha është pritur me ovacione nga mbështetësit dhe po ashtu me daulle.
“Berisha, Berisha”- dëgjoheshin duke thënë mbështetësit e kreut demokrat, ndërsa valvisnin flamuj të PD-së dhe Shqipërisë.
Pjesë e këtij takimi është edhe eurodeputeti Fredi Beleri.