Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar dyshen Rama-Ruçi, si rrezik kombëtarë dhe rrezik për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri.
Kjo deklaratë e ish-kreut të qeverisë erdhi menjëherë pasi ai doli nga seanca e parlamentit.
Sipas tij dyshja Ruçi-Rama është rikthim i fuqishëm i të shkuarës diktatoriale në Shqipëri.
‘Instalimi i klikës Rama-Ruçi përbën një rrezik të madh kombëtar. Një kërcënim të madh për paqen stabilitetin dhe të ardhmen e vendit. Është rikthimi më i fuqishëm i të shkuarës hoxhiste në Shqipëri’, deklaroi ish-kryeministri para gazetarëve.