Këngët shqipe “Gajdexhiu” dhe “Po e lut nana bijën” janë dëgjuar në qytetin Trieste të Italisë.
Kjo pasi grupi gjerman “Fabula Aetatis” ka realizuar një performancë instrumentale në rrugë, njofton Klan Kosova.
Videoja e kësaj performance është shpërndarë në rrjete sociale dhe ka marrë shumë pëlqime ndërsa në po këtë video shihet se ata që janë grumbulluar aty ku po performonte grupi po e pëlqenin muzikën shqipe.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/TriestePrima.it/videos/10153885468598402/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]