Të paktën 8 plumba i kanë marr jetën një shqiptari në Belgjikë, në orët e vona të mbrëmjes së të premtes.
Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur në Molenbek, në bulevardin “Edmond Machtens”, ndërsa viktima i cili ende nuk është identifikuar mësohet se është një shqiptar 38-vjeçar, i cili qëndronte në mënyrë ilegale në Belgjikë.
“Ka patur të shtëna në afërsi të bulevardit Mettewie. Një person ka mbetur i vdekur në vend. Bëhet fjalë për një burrë të lindur në vitin 1982. Prokuroria ka kërkuar një ekspert balistik dhe një mjek ligjor”, është shprehur zëdhënësja e prokurorisë Sarah Durant.
Policia ka vendosur perimterin e sigurisë./Opinion.al