Futbollistët e Kombëtares dhe veçanërisht Bekim Balaj, kanë ‘gjuajtur’ moderatoren Luana Vjollca pas intervistës me kapitenin Lorik Cana. Moderatorja e ka pyetur Balaj sepse ai është shumë i komentuar përsa i përket historive të dashurisë me vajzat e ekranit, dhe futbollisti nuk ka stopuar me komplimenta për moderatoren të , duke i thënë se i ka sytë shumë të bukur, etj.
“Kam edhe një kërkesë meqë doli dielli mund edhe të lirohesh pak, ta heqësh pallton”, ka thënë Balaj dhe Luana i kërkoi që shkonte t’ja hiqte ai. Futbollisti Balaj nuk ka hezituar ta bëjë këtë gjë madje i ka qëndruar moderatores shumë pranë.
Një tjetër moment flirti mes tyre ka qenë ai kur futbollistët firmosën fanellën për Luanën dhe ajo e veshi menjëherë atë, duke premtuar se do ta mbante në çdo ndeshje të Kombëtares. Bekimi ju afrua përsëri dhe i’a lidhi bluzën moderatores.
“Bekimi po kujdeset të më duket beli”, ka thënë Luana. “Jo në fakt bluza ishte shumë e gjatë dhe të mbulohej diçka tjetër”, ka thënë Bekim Balaj duke nënkuptuar të pasmet e rrumbullakosuara të Luanës.
Urojmë që këtë intervistë mos ta shoh e dashura e futbollistit Balaj, pasi nuk do ti pëlqenin aspak batutat mes tij dhe Luanës.
*Video minuta 20 e në vazhdim batutat Balaj-Vjollca*