Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, ka treguar rrugët e mundshme që do të bëjnë të mundur rrëzimin e qeverisë Rama.
Basha tha se shembujt janë të qartë si brenda vendit, apo dhe jashtë nesh. Ai tregoi se Shqipëria ka precedentin e saj, rajoni ka disa precedent.
Arsyeja se pse do ndodhë rënia e Ramës, nuk do të jenë kasetat e Zaevit dhe as situata politike para Vilson Ahmetit, por është situata që Europoli, DASH-i e kanë shprehur qartë se Shqipëria është një vend ku nuk sundon ligji, ku nuk sundon qeveria, por që sundon krimi i organizuar dhe droga.
Basha tha se droga dhe krimi kanë asgjesuar procesin zgjedhor, kjo u pa fare mirë në Dibër. Ai theksoi se ajo që ndodhi atje, ishte prova gjenerale që ajo mund të ndodhë në të gjithë Shqipërinë.