Ndeshja e raundit të 1/8-ës së finales së Kupës së Katarit mes Al Shahaniya dhe Al Shamal u bë virale për shkak të një autogoli të pazakontë të portierit të skuadrës mysafire, Oumar Barry.
Rezultati ishte 0-0 deri në minutën e 92-të, kur mesfushori i Al Shahaniya, Yousuf Raisi, ekzekutoi një goditje dënimi nga rreth 40 metra. Gjuajtja ishte e fortë, por drejt zonës së portës, dukej si një top i lehtë për t’u kontrolluar nga portieri.
Megjithatë, 39-vjeçari Barry devijoi fillimisht topin lart mbi kokë dhe, ndërsa ai po binte, tentoi ta largonte mbi traversë për një goditje këndi. Në mënyrë të pabesueshme, ai humbi kontrollin e topit, e përplasi atë në traversë dhe më pas e shtyu në portën e tij, duke shënuar autogol.
Ky ishte goli i vetëm i ndeshjes, i cili solli eliminimin e Al Shamal nga Kupa e Katarit. Pas përfundimit të takimit, në rrjetet sociale shpërtheu debati nëse bëhej fjalë për një gabim të rëndë teknik apo për një veprim të qëllimshëm që çoi në humbjen e ekipit.
An unusual scene in the Qatar Stars Cup match! 🇶🇦
Al Shamal SC goalkeeper Oumar Barry’s bizarre own goal in the final moments left spectators stunned.pic.twitter.com/iDc79mNWhu
— Goals Xtra (@GoalsXtra) January 27, 2026
















