Flamuri ‘Autochtonous’ që fluturoi mbi qiellin e Beogradit, me 14 tetorit të vitit 2014, tashmë ka edhe një këngë të re.
Këngëtari i njohur shqiptar, Kastriot Tusha ka publikuar këngën “Autochtonous Biri im”.
Kjo këngë i kushtohet një fëmije nga Tirana, i cili është pagëzuar pikërisht me emrin Autochtoni, djali i Frrok Bardhit.
Pjesë e videoklipin është edhe heroi që ngriti këtë flamur në ndeshjen Serbi – Shqipëri, Ismail Morina – Ballisti.