TIRANË- Psikologia Denada Toçe e cila është marrë gjerësisht me fëmijë me zhvillim të vonuar, e ftuar sonte në emisionin “Opinion” tha se fëmija u shfaq në atë gjendje që pamë (në videon e dytë në shtëpi) si pasojë e dhunës që është ushtruar ndaj tij.
Toçe: Fëmija është dhunuar në kopësht dhe kjo është e sigurt. Dhuna sjell pagjumësinë, agresivitet ndaj vetes ndaj të tjerëve. Unë ende nuk e kam vizituar dhe refuzoj të marrë të mirëqenë atë që thuhet në media, se fëmija mund të jetë autik, pasi edhe nëna e ka mohuar. Unë dua ta vizitoj atë fëmijë dh eta vlerësoj plotësisht. Por dua të them se sit ë jetë dhe sit ë mos jetë autik ato simptoma që pamë emisionin Stop të filmuara nga I ati janë si pasojë e mungesës së komunikimit dhe dhunës së ushtruar ndaj tij. Pra janë derivate të dhunës. Bëhet fjalë për videon, ku fëmija qëllonte kokën e tij me grushte në mes të natës në banesë, pikërisht atë itë që u dhunua nga edukatorja Anjeza Shabani.
Sonte në “Opinion” diskutohet mbi rastin e tmerrshëm të dhunës në një kopësht privat në Sauk, ku pas pamjeve të rënda të rrahjes së fëmijës 3 vjeç u arrestua autorja Anjeza Shabani./Opinion.al