Si rrallëherë modelja Aurela Hoxha pranoi në “Xing” se është në një marrëdhënie. Ajo tha se i dashuri i saj nuk është biznesmen, por nuk dha detaje për lidhjen e saj.
“Unë nuk mund të flas për të gjitha vajzat e famshme. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë të keqe nëse shkon me të dashurin me pushime dhe të paguan udhëtimin. Unë nuk e kam të dashurin biznesmen. Unë mendoj se të jesh biznesmen duhet të kesh arritur mbi të 40-tat”, tha Hoxha.