Pjesë e “Alfabetit” këtë javë në emisionin “Thumb” ka qenë këngëtarja Aurela Gaçe, e cila e ka “shkatërruar” fare intervistën.
Pas një sërë pyetjesh, Aurela është pyetur se kur e ka humbur virgjërinë. Nëse prisnit një përgjigje konkrete, vazhdoni të prisni…
“Nuk ta them moj, nuk ta them! Ja, kaq ta bësh dhëmbin!”, – është përgjigjur me humor Gaçe.
Por, ajo ka dhënë një premtim për emisionin Thumb. Pas lindjes, do të bëjë plot 30 pompa! Dhe Aurela i mban premtimet…