Shkallët e “Air Albania” kanë filluar të mbushen dhe ngjyrat kuqezi dominojnë kudo. Tifozët e Kombëtares kanë nisur festën, ku na ndajnë më pak se një orë nga nisja e ndeshjes kundër Ishujve Faroe kanë zbukuruar impiantin.
Nuk mungojnë flamujt kombëtar, ata të UÇK-së dhe këngët patriotike. Shqipëri – Ishujt Faroe do luhet sot më 20:45 në “Air Albania”, për ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024 në grupin E.