Ja çfarë ndodh kur një argjendar bashkohet me një dizajner sportiv. Krijohen një palë atletesh që kushtojnë 4 milion dollar. Publikimi u bë në New York dhe është një bashkpunim midis firmës luksoze Bicion dhe dizajnerit Dan Gamache. Atletet së shpejti do të nxirren në ankand dhe të ardhrat do të jepen për bamirësi projektit Soles4Souls, I cili mbledh atlete të reja dhe të vjetra dhe ja dhuron njerëzve që kanë nevojë.