Eros Grezda është shqiptari i momentit në Kroaci.
Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit shënoi sot 2 gola, në fitoren 31 arritur në Osijek, kundër një rivali që kërkon pikë mbijetese.
Grezda shënoi golin e parë pas 6 minutash, por në minutën e 67të Lokomotiva mbeti me 10 lojtarë dhe në të 81tën Osijeku barazoi me penallti.
Megjithatë, në minutën e 84t Lokomotiva shënoi sërish dhe në minutat shtesë Grezda vulosi fitoren.
Me këta 2 gola, Grezda shkon në kuotën e 8 golave, 1 më shumë se Bekim Balaj.
90 minuta te Lokomotiva luajti edhe qendërmbrojtësi i talentuar Prenga, ndërsa mungoi Çekiçi.
http://www.dailymotion.com/video/x3unqp0_0-1-eros-grezda-goal-croatia-1-hnl-27-02-2016-nk-osijek-0-1-lokomotiva-zagreb_sport