Akram Abo Alfons është një artist sirian që pikturon mbi bomba dhe armatime të ndryshme. Ai jeton në qytetin e rrethuar të Doumas. Artisti mbledh bomba, mortaja dhe materiale të tjera ushtarake të ç’aktivizuara dhe i kthen ato në vepra arti duke i pikturuar. Arti i tij quhet “Pikturë mbi vdekjen”. Alfons thotë se e bën këtë punë për disa arsye, që fëmijët mos të kenë dhe aq frikë nga bombat dhe ti tregojë botës se sirianët janë një popull paqedashës. Para luftës Alfonsi pikturonte mbi xham, por tani që ka humbur pjestarët e familjes, shtëpinë dhe punën ai pikturon mbi vdekjen. Alfons dëshiron që arti i tij të jetë një dëshmi e mizorisë së atyre shteteve që po marrin pjesë në shfarosjen e popillit sirian si Rusia, Irani dhe regjimi i Asadit.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/newsyvideos/videos/10153818920393775/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]