Guardia di Finanza në Peskara të Italisë ka arrestuar tre shqiptarë me akuzën e trafikut të drogës, armëmbajtjes pa leje si dhe për grabitjes.
Grupi i organizuar kishte krijuar një rrjet për trafikun e kokainës dhe hashashit në zonën mes Peskarës dhe Kietit. Por, gjithashtu ata kryenin edhe grabitje të bizneseve të zonës.
Në pranga kanë përfunduar shqiptarët C.G., 50 vjeç, D.A., 32 vjeç dhe M.G., 37 vjeç.
Të tre këta persona u ndaluan nga policia në prill të vitit të kaluar nga Guardia di Finanza pasi u kapën me një makinë të vjedhur si dhe me 4 kg hashash dhe ndaj tyre u vendos masa e arrestit shtëpiak.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjet një arsenal armësh, përfshirë thika, pistoleta dhe sende të grabitura. Në shtëpinë e njërit prej tyre u gjet dhe një shotgun si dhe 300 thika.
http://www.dailymotion.com/video/x3tuwk6_policia-italiane-arreston-guerilet-ne-pranga-tre-shqiptare_news