Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Arkiv/ Misteri i eliminimit të ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, II

2019/01/09 at 8:38 PM
në Në Opinion
Kohë leximi: 7 min
A A
Video-Arkiv/ Misteri i eliminimit të ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, II

Në serinë e dytë të emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, kushtuar jetës dhe karrierës së ish-Kryeministrit Mehmet Shehu, trajtohet nata mes 17 dhe 18 Dhjetorit të vitit 1981 dhe dëshmitë e personazheve që u gjendën pranë tij mëngjesin e 18 Dhjetorit.


Përmes emisionit të realizuar më 15.12.2005, Fevziu vë përballë dëshmi të disa personave, të cilët mendojnë se ishte vrasje dhe disa të tjerëve, të cilët mendojnë se ishte vetëvrasje.

“Mëngjesin e 18 Dhjetorit, si zakonisht do të vazhdonte mbledhja e Byrosë Politike. Unë nxora makinën dhe po prisja të shoqëroja Mehmetin. Isha poshtë shtëpisë… kur dëgjoj një ulërimë. Na njoftojnë që bashkë me doktorin të ngjiteshim lart. Gjej në korridor Ladin, i cili më thotë të shikoja Mehmetin. Futem në dhomë dhe e shikoj të zverdhur, me sytë mbyllur, gojën të mbyllur dhe mendova se i kishte rënë të fikët. Ngrita batanijen që t’i masja pulsin dhe dora e tij ishte gjysmë e ngrirë. Tek xhepi i këmishës shikoj një njollë të zezë dhe mbi batanije, tek këmbët e tij ishte pistoleta. “Mos”,thamë, “paska vrarë veten”. Në dhomë shikoj hijen e një dore, ishte Ladi, i cili kishte marrë në dorë letrën. Shkoj tek telefoni dhe marr Ramizin, i them se Mehmeti kishte vrarë veten dhe ai më përgjigjet: “Jooo, ore”. I thashë që ai ka lënë edhe një letër. Kur dëgjoi këtë, ai u tërbua fare dhe më tha: “Të mos e lexojë njeri letrën, do ta hajë e zeza, do t’i bëjë këtë, e atë”. Ka ardhur Ramizi me Kadriun tek shtëpia e Mehmetit për të marrë letrën. Ramizi qëndroi poshtë dhe Kadriu u ngjit në katin e dytë. Kadriu pa Mehmetin dhe u drodh, e mbushi sytë me lot. Aq e rëndësishme ka qenë ajo letër, sa kushdo që e preku me dorë gjeti vdekjen”, tha Ali Çenaj.

Në të vërtetë letra u bë publike në vitin 2002, 21 vjet pas vdekjes së Mehmet Shehut. Në faqen e parë shkruhej: “Ta hapë personalisht shoku Enver e askush tjetër”.

Nuk dihet se sa autentike ishte letra, pasi mënyra se si është shkruar nuk të krijon bindjen që ai po shkon drejt vdekjes, pasi në të thuhet: Rroftë komunizmi dhe poshtë reaksioni.

Por sipas Presidentit Ramiz Alia, Mehmet Shehu kishte vrarë veten dhe historia komplikohej kot.

“Mehmeti ishte njeri me një karakter tepër të vështirë dhe nuk duronte dot të kritikohej dhe të jetonte me një barrë në kurriz pas asaj që i ndodhi. Ne të tërë u habitëm që ai vrau veten”, tha Alia.

Vetëm rreth 3 orë pasi u gjet i vdekur në shtratin e tij, Mehmet Shehu nisi të etiketohej si armik i partisë, ndërkohë që Byroja nuk kishte patur kohë të nxirrte një konkluzion.

Mëngjesin e 18 Dhjetorit, Istref Myftari, i cili ishte edhe shefi i Laboratorit të Kriminalistikës në Ministrinë e Rendit, merr një njoftim të rëndësishëm.

“Sa hyra në zyrë, më merr në telefon Drejtori i Hetuesisë dhe më thotë që ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Në ngjarjet e rënda unë shkoja gjithmonë dhe merrja me vete edhe një ekspert, por atë ditë më thanë të shkoja vetëm. Më bëri përshtypje se në shtëpinë e Mehmetit na priste Zv/Ministri i Brendshëm, i cili na tha se Mehmet Shehu kishte vdekur. Ishte lajm i papritur dhe i rëndë. Mehmet Shehu ishte Kryeministër i vendit, por detyra është detyrë dhe duhet bërë. Shkuam në dhomë dhe nisëm këqyrjen e vendit të ngjarjes. Përveç grupit hetimor kanë qenë edhe dy persona të tjerë, një prej tyre ishte edhe mjeku i Mehmetit, Ali Çenën nuk e mbaj mend. Skena e ngjarjes ishte normale. Në vetëvrasje ka një parapërgatitje dhe personi do që ta lerë në rregull vendin. Në përfundim të gjithë këqyrjes, unë kam arritur në përfundim se ishte vetëvrasje”, tha Myftari.

Sipas procesverbalit të mbajtur nga hetuesi i çështjes, Koço Josifi, një nga dëshmitarët ka qenë Ali Çenaj, i cili në intervistën e tij për “Opinion” në vitin 2005, ngre dyshime lidhur me procesin hetimor dhe “zhdukjen” e provave.

“Grupi i ekspertëve ka ardhur pas gati 2 orësh dhe filluan të bëjnë kontrollin e dhomës. Tek komodina ishte një gotë me një lëng të verdhë, sepse ai zakonisht pinte kamomil ose lule bliri, por mënyra se si u zhduk ajo gotë, mua më lë të dyshoj shumë. Ne shkuam tek zyra e Mehmetit dhe kur u kthyem, gota ishte zhdukur. Më pas e gjetëm të larë dhe të kthyer përmbys në lavaman. Kjo më lë të dyshoj se aty mund t’i kenë futur ilaç gjumi dhe mund ta kenë asgjësuar”, shton Çenaj.

Televizioni i vetëm në Shqipëri në atë kohë jep lajmin për vdekjen e ish-Kryeministrit në mënyrë shumë të vakët. Mediat botërore transmetojnë lajmin, duke futur në thonjza vetëvrasjen, ndërkohë që një pjesë e tyre shkruanin se Mehmet Shehu ishte eleminuar.

Bashkim Shehu, djali i ish-Kryeministrit ka ishte një nga personat që ka ndodhej në shtëpi natën që ndodhi ngjarja. Në intervistën e tij, ai deklaronte se dikur ka patur dyshime, por në vitet ’90 është bindur se babai i tij ka vrarë veten.

“Në një farë periudhe kam patur dyshime, por tashmë jam i bindur që ka vrarë veten dhe e kam thënë edhe publikisht. Dhe që në atë kohë nuk ka dalë asnjë fakt për ta kundërshtuar, përkundrazi, kanë dalë fakte që e kanë konfirmuar”, deklaron Bashkim Shehu.

Ndërkohë një tjetër dëshmi që kundërshton atë të Bashkim Shehut, është edhe ajo e nuses së djalit të Enver Hoxhës, Liljana Hoxha.

“Unë mbështes linjën, jo thjeshtë nga dyshimet që janë hedhur gjithë këto kohë, që kemi të bëjmë me një vrasje. Përveçse gjykoj që kemi të bëjmë me një krim politik, qoftë edhe vetëvrasje nën presion, apo vrasje e mirëfilltë, çdo moment që ka kaluar kam analizuar dhe lexuar dhe them që kemi të bëjmë me një vrasje të tipit sa më urgjent, për vetë faktin se atë natë, mbledhja e Byrosë ishte shumë e ashpër”, thotë në intervistë Liljana Hoxha.

Ismail Kadare po ashtu ka hedhur një version të tijin të ngjarjes, në romanin “Pasardhësi”. Një roman që ka në thelb atë që ndodhi në shtëpinë e ish-Kryeministrit shqiptar, në Dhjetorin e vitit 1981.

“Normalisht, sipas logjikës së tiranisë, ai duhej të eleminohej për arsye që nuk janë kurrë në radhë të parë politike, por njerëzore. Mehmet Shehu kishte disa dobësi të mëdha në jetën e tij, që acaronin çdo diktator që mund të ishte mbi të. Ai kishte disa gjëra që një tiran nuk i fal kurrë, kishte aureolë. Kishte një aureolë me autoritet botëror, aureolën e Spanjës, kishte aureolën e luftës më shumë se gjithë të tjerët. Komandanti i Brigadës së Parë që ishte bërë thuajse legjendare dhe aureolën e çliruesit të Tiranës. Kurse Enver Hoxha kishte një aureolë më të madhe, por nuk mbahej mend, nuk ishte spektakolare. Aureolat e Hoxhës nuk ishin nga ato që kujtesa popullore i kujton. Ishte themelues i partisë dhe kjo dilte në mëdyshje nëse ishte apo nuk ishte. Ishte udhëheqës i luftës, por nuk mbahej mend si luftëtar, ishte organizues i gjithçkaje, por fjala organizim nuk i thoshte asgjë. Me një fjalë, Mehmet Shehu kishte ato që nuk duhej të kishte dhe këto përbënin objektivitetin e rënies së tij. Pika e ujit që kapërceu gotën ishte shtëpia e tij, e cila për fatin e tij të keq doli që ishte më e bukur se ajo e Enver Hoxhës, ose mesa duket ishte me të vërtetë. Historia tregon se edhe këto gjëra kaq banale, ndonjëherë mbushin kupën dhe fillon derdhet gjaku pastaj”, tha Kadare.

Kujtim Shehu, nipi i Mehmet Shehut kujton varrimin e xhaxhait të tij, si një nga varrimet më të trishtuara. Një njeri që ndoshta duhet të kishte pritur një ceremoni zyrtare, befas gjendet i shoqëruar për në banesën e tij të fundit nga 6 persona dhe nga një makinë e vjetër funeralesh.

“Në varrimin e Mehmetit kemi qenë 6 persona. Ka qenë Bashkimi me të shoqen dhe vjehrri i tij. Vladimiri, xhaxhai i vogël Nexhipi, edhe unë. Kur kemi shkuar në varreza ka qenë një grup, ndoshta zyrtarësh, të cilët qëndruan në distancë. Vladimiri mbajti një fjalë të shkurtër dhe kështu Mehmeti u varros me 6 veta”, tha Kujtim Shehu.

Në fakt, në një mënyrë ose në një tjetër, Mehmet Shehu ishte viktimë e një sistemi që ai ngriti vetë. Dhe ai vetë kishte qenë më parë kontribues i eliminimit të shumë prej miqve, shokëve apo bashkëpunëtorëve të tij. Por Mehmet Shehu nuk ishte i vetmi Kryeministër i vrarë, janë edhe të paktën 4 të tjerë, ndër ta:

–Esat Toptani, i cili qeverisi nga Shtatori i 1914 deri në Janar 1916 dhe u vra në Paris nga Avni Rustemi.

–Qazim Koculi, i cili ka drejtuar vendin për 24 orë, nga mëngjesi deri në mbrëmje të datës 6 Dhjetor 1921 dhe që u vra gjatë luftës nga gjermanët.

–Hasan Prishtina, i cili ka qenë Kryeministër për 7 ditë, nga 7 Dhjetori i 1921 deri më 12 Dhjetor 1921.

–Xhaferr Ypi qeverisi nga Dhjetori i vitit 1921 deri në Dhjetor të vitit 1922 dhe është vrarë gjatë luftës italo-greke.

Mbyllja e historisë së Mehmet Shehut është akoma më e dhunshme, ndryshe nga paraardhësit e tij. Eshtrat e tij që ishin varrosur në Sharrë, u hoqën në heshtje pak ditë pas varrimit nga oficerët e Sigurimit, për t’u varrosur në një vend tjetër në periferi të Tiranës, në një nga zonat pranë Ndroqit. Por rreth vitit ’87-88 u rihoqën nga varri i dytë dhe u futën buzë një lumi, ku rastësisht një bari arriti t’i shihte dhe që dëshmoi tek familja e Mehmet Shehut. Ai u rivarros edhe një herë në Maj të vitit 2001. Historia e tij do të vijojë të mbetet mister dhe të nxisë fantazinë e mediave dhe njerëzve.

*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së Televizionit Klan për vitet 1998-2012



Ju sugjerojmë

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
-U tha në Opinion

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

9 Maj, 2025 11:15 pm
Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
-U tha në Opinion

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

9 Maj, 2025 11:04 pm
Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
-U tha në Opinion

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

9 Maj, 2025 10:50 pm
Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
-U tha në Opinion

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

9 Maj, 2025 10:32 pm
Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027
-U tha në Opinion

Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda dhjetorit 2027

9 Maj, 2025 10:31 pm
Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin
-U tha në Opinion

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

9 Maj, 2025 10:18 pm
Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
-U tha në Opinion

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

8 Maj, 2025 10:52 pm
Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
-U tha në Opinion

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

8 Maj, 2025 10:46 pm
Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
-U tha në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

8 Maj, 2025 10:32 pm
“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
-U tha në Opinion

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

8 Maj, 2025 9:42 pm
Para
Unaza e Re, dalin shifrat zyrtare: Ja sa kushton rruga e shumëdebatuar

“Administrata ndihmoi DH Albania-n”, reagon Sekretariati i Liçencimit

Turpëruese! Noizy mundet nga kjo super femër në boks, Rashel “lëshon” dorën

Rashel Kolaneci ju prezanton me bebin e saj

Video/ Stop publikon të tjera detaje nga gjyqtari

Video/ Stop publikon të tjera detaje nga gjyqtari
















TE FUNDIT

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama: Vetëm ne i kemi kapacitetet
9 Maj, 2025

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është vënë përballë një pyetje “pikante” nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan....

Lexo më shumë

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale

Rama: Ajo që kemi bërë me pensionet është epokale
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan është ndalur edhe tek pensionet, për të cilat është...

Lexo më shumë

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri

Berisha i dërgon mesazh live në emision Ramës, ja si iu përgjigj kryeministri
9 Maj, 2025

Kryesocialisti Edi Rama thotë se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kundërshtari i tij Sali Berisha do të marrë një...

Lexo më shumë

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall

Rama për Metën: Nuk bëj boks me një njeri me duar të lidhura, është në hall
9 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama, ndodhet sot i ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, nga ku ai duhet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com