Të jetosh në Tiranë ka qenë një zgjedhje por shpesh edhe një lëvizje migratore e brendshme drejt një qyteti që gjithmonë është parë si një shpresë për një jetë më të mirë. Një qytet në një ndryshim të vazhdueshëm, ku gjithsecili ruan kujtimet e veta, si për ata që kanë lindur këtu por edhe për ata që kanë ardhur të vegjël dhe janë rritur këtu. Kështu e kujton edhe Arben Ristani, nënkryetari i Partisë Demokratike, i cili rrëfen në Opinion lidhjen e tij të ngushtë me Tiranën, edhe pse të parët e tij vijnë nga Zagoria e Gjirokastrës.