Eshtë anuluar ndeshja Bratislava-Partizani e parashikuar për nesër në Sllovaki. Rreth 100 tifozë të Partizanit që ishin nisur për të parë ndeshjen kanë mbetur në Prishtinë. Aty janë njoftuar nga klubi për vendimin.
Bëhet fjalë për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (KAS) për pezullimin me një vit të Skënderbeut nga Liga e Kampioneve. Tashmë vendin e tij e ka zënë Partizani.
Ditën e sotme, KAS ka lënë në fuqi vendimin e UEFA-s për Skënderbeun pas seancës së Apelit që u mbajt në datën 4 korrik. Klubi korçar kishte apeluar vendimin e UEFA-s, por kjo është gjë nuk është pranua.
Ndërkohë që ndeshjen në Champions, Partizani e luan në Budapest me skuadrën Ferencvarosh.
*Në video tifozët e Partizanit rrugës për në Sllovaki, në momentin kur mësojnë se ndeshja është anuluar dhe tashmë do të jenë pjesë e Champions League.