Një anije është përfshirë nga flakët gjatë lundrimit detar në Detin e Kuq Egjiptian. Mediat e huaja raportojnë se si pasojë tre turistë britanikë janë zhdukur.
Dymbëdhjetë britanikë të tjerë u shpëtuan nga anija që ndodhej në brigjet e Marsa Alam, thanë autoritetet lokale. Ata shtuan se raportet fillestare sugjeruan se zjarri ra për shkak të një defekti elektrik.
Sipas raportimeve, anija ishte nisur nga Port Ghalib më 6 qershor dhe do të kthehej të dielën.
Në bord ndodheshin rreth 29 persona – 15 britanikë ndërsa pjesa tjetër egjiptianë
Të gjithë ata që u shpëtuan thuhet se janë mirë, ndërsa ka nisur hetimi për të përcaktuar shkakun e zjarrit./Opinion.al