Aktori i humorit, Ermal Mamaqi duket se ka tepruar këtë herë me shakatë e tij. Përmes një videoje që ka postuar në rrjetet sociale ai i ka bërë gruas së tij, Amarda Toskës një shaka ‘pa kripë’ për të cilën Ermali thotë se ajo nuk i flet akoma.
“Çohu shpejt se çuni është vrarë, po i del gjak”, ka qenë ‘shakaja’ e cila i ka çuar të tmerruar Amin nga gjumi. Në fund Ermali e kupton që ‘shakaja’ e tij ka qenë e tepruar dhe i kërkon falje Amit.