Dy të vdekur dhe katër të plagosur. Është ky bilanci tragjik i një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, tek mbikalimi Shkozet-Plepa, në Durrës.
Automjeti tip “Peugeot” me targë TR 4863 R ka dalë nga rruga nga shpejtësia duke u përplasur me murin mbrojtës. Sipas policisë njëri nga personat ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa tjetri rrugës për në spital.
Viktimat janë Ardian Sallaku 37 vjeç e Vito Mehmeti 25 vjeç.. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e qytetit bregdetar. Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë për jetën. Përveç shpejtësisë së lartë më të cilën po udhëtonte mjeti edhe lagështia e rrugës, sipas ekspertëve të policisë rrugore ka ndikuar në këtë aksident.