Një pilot 22-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në garën e Formula 2 që u zhvillua në Spa Francorchamps. Mësohet se piloti i cili humbi jetën gjatë garës është Antoine Hubert, i cili debutonte në këtë kategori.
Aksidenti ndodhi në xhiron e dytë të garës, pas daljes nga kthesa e famshme Eau Rouge, makinat e Marino Sato, Anthoine Hubert dhe Juan Manuel Correa u përplasën.
https://twitter.com/i/status/1167820850877403136
“Si pasojë e aksidentit, FIA njofton me trishtim se drejtuesi i mjetit numër 19, Antoine Hubert, nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë në orën 18:35”, lexohet në njoftimin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit.
Pas këtij aksidenti gara u ndërpre, ndërsa ende nuk dihet se kur do të rinis përsëri./ Opiniona.al E.Xh.