Emisioni Opinion në TV Klan ka zhvillluar si temë të mbrëmjes dhunën që ndodh në stadiumet shqiptare të futbollit.
Në vazhdën e këtij debati, gazetari sportiv Ylli Aga tha se ajo që ka ndodhur nuk ka nevojë për shumë koment.
“Ajo është diçka e dënueshme, për të cilën palët duhet të reflektojnë, për të nxjerrë mësime nga këto akte të shëmtuara, sepse mund të ndodhë një tragjedi dhe më pas nuk e di se çfarë do të themi”, tha Aga në Opinion.