Një nga debatet që shoqëron gjithmonë një këngë, jo vetëm shqiptare por edhe të huaj, është ndikimi i jashtëm. Këtij debati nuk mund ti shpëtojë edhe kënga qytetare shqiptare, e cila brenda saj ka inifluenca të kulturave të kengëve fqinje. Ky debat është hapur edhe në Opinion, ku këngëtari Sidrit Bejleri thotë se këngët shkodrane kanë brenda tyre influencë otomane, ndërsa regjisori Blendi Laço thotë se shkodranët kanë bërë çmos që kënga e tyre të pastrohet nga ky ndikim.