Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka dështuar koalicioni mes LSI dhe PS.
Por Manjani refuzon të pranojë publikisht se koalicioni ka dështuar, pasi sipas tij, koalicioni nuk varet nga qëndrime për çështje të caktuara.
“Analiza e koalicionit nuk varet nga qëndrimet që mund të kemi për çështje të caktuara. E vërteta është se ne, LSI, kemi patur nuancë tjetër, jo vetëm me PS, por me të gjithë klimën politike. Kemi qënë të parët për konsensusin”.-tha Manjani.