ABC News ka zbardhur vendimin e plotë të Gjykatës së Lartë për Marjan Rrokun, i cili tregon disa pika të rëndësishme që hedhin poshtë versionin e tij për vrasjen e dyfishtë në vitin 2001.
Sipas vendimit Marjan Rroku e kishte rrahur Aldën dhe e përndiqte vazhdimisht atë. Familja ishte detyruar të transferohej nga Mallakastra për të qenë pranë vajzës, pas presioneve të vazhdueshme, por Marjani kishte rrahur edhe babain e 16 vjeçares, Faslli Canajn.
Në vendim zbardhet edhe letra që Alda i dërgoi Marjan Rrokut para vrasjes. Sipas gjykatësve në letër nuk kishte asnjë fyerje apo ofendim. 16-vjeçarja kishte shkruar se nuk donte ta shihte me sy Marjanin, pa e ofenduar atë.
Vendimi hedh dritë mbi momentin tragjik të vrasjes së Alda dhe Mbarime Canajt.
Marjan Frroku tha në intervistë me Ardit Gjebrean se Mbarimja e kishte qëlluar me çantë dhe se ishte takuar rastësisht me to. Ndërkohë sipas gjykatës, ai i kishte pritur viktimat poshtë shtëpisë. Në vendim nuk përmendet, nëse Mbarime Canaj e kishte qëlluar me çantë.
Ja video:
http://www.dailymotion.com/video/x3v7hbu_rroku-vendim-denim_news#tab_embed