Në faqen zyrtare të FK Skënderbeut në facebook është paraqitur së fundmi një videoprojekt që prezanton stadiumin e ri të Skëndërbeut të Korçës. Një projekt që në dukje duket mbresëlënës, por që nuk dihet nëse është ky projekti final që do të zhvillohet në këtë stadium, i cili thuhet se do ti nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë. Punimi është kryer diplomanti Andronira Burda në bashkëpunim me rektorin e ri të Universitetit Politeknik, Andrea Maliqari. Gjithkush pasi të shikojë këtë video, mund të ëndërrojë për një tjetër stadium elitar në Shqipëri, pas atij të Elbasanit, Shkodrës dhe Tiranës…