Një foto e Kryeministrit Rama teksa pi cigare brenda ambjentit të mbyllur, në barin e Kuvendit të Shqipërisë u shfaq në emisionin “Opinion” me pyetjen: A do gjobitet Kryeministri?
Rama ka shkelur ligjin antiduhan, sipas të cilit ndalohet pirja e duhanit në ambjente të mbyllura.
Gazetari Blendi Fevziu e pyeti Ministrin Tahiri nëse Kryeministri do gjobitet, por Tahiri u justifikua se “ajo mund të jetë një cigare elektronike”.