Thuhet që femrat nuk preken me dorë, por kur e teprojnë mund të ndodhin skena të ngjashme me të mëposhtmet.
Këtë të shtunë, reperi 50 Cent ka qenë duke performuar në Baltimore. Një moment ai i është afruar turmës së fansave për t’u dhënë duart por duket se asgjë nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Një grua i ka kapur dorën dhe e ka tërhequr reperin jashtë skenës dhe reagimi i tij ndaj saj ka qenë i befasishëm dhe shokues. 50 Cent e ka qëlluar gruan me grusht pa pikë faji. Por më pas është penduar se e ka ftuar vajzën në skenë për t’i kërkuar falje.
Ky rast është komentuar shumë në rrjete sociale, madje edhe është bombarduar me kritika.
https://youtu.be/2bBbzI_QYzQ