Është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur kompozitori Jorgo Roze.
Artisti ka ndërruar jetë në skenën e festivalit të këngës për fëmijë që zhvillohej në Gjirokastër, fill pas dhënies së çmimit të tretë, pa mundur të jepeshin çmimet e tjera.
Jorgo Roze ishte edhe kryetari i komisionit në festivalin e këngës për fëmijë.
Ngjarja e rende ka tronditur spektatoret dhe pjesëmarrësit e pranishëm.
Klarinetisti dhe muzikanti i talentuar Jorgo Roze, është njëri prej intelektualëve më të nderuar të fushës së artit e kulturës.
Ndarja nga jeta e artistit gjirokastrit është humbje e madhe për artin. Roze e dha jeten ne vendin qe i kushtoi gjithe jeten e vet, në skenë.