Dimitri Payet ka thënë se nuk ka pasur për qëllim ta lëndojë Cristiano Ronaldon
Ylli i West Hamit, Dimitri Payet, ishte pjesë e një prej momenteve kyçe në ndeshjen e mbrëmshme kundër Portugalisë. Ai lëndoi Cristiano Ronaldon në një ndërhyrje në pjesën e parë, për ta detyruar atë të largohet me lot nga fusha në minutën e 25-të.
Por, ylli i cili po kërkohet nga shumë klube Evropiane, është shprehur pas takimit se nuk ishte qëllimi i tij që ta lëndonte Ronaldon.
“Jo, ishte thjesht një duel, kjo ishte e tëra. E mora posedimin dhe nëse e lëndova atë nuk ishte e qëllimshme. Nuk është në natyrën time që të jem djalë i keq në fushë. Nuk ka asnjë dyshim për këtë”, është shprehur Payet, raporton Goal.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/gazetaexpressport/videos/523427924530548/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]