Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vëzhguesit: Zgjedhjet në Kosovë gjithëpërfshirëse e paqësore

2025/02/11 at 10:24 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vëzhguesit: Zgjedhjet në Kosovë gjithëpërfshirëse e paqësore

Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë u vëzhguan nga mbi 100 vëzhgues ndërkombëtarë, përfaqësues të ambasadave dhe mbi 20 mijë vëzhgues të tjerë nga organizata joqeveritare, medie dhe nivele tjera.

Pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe ata vendorë kanë analizuar zhvillimin e tyre me nota pozitive. Procesi i zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë ishte gjithëpërfshirës dhe paqësor, ndonëse u konstatuan disa probleme teknike, por që nuk ndikuan në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Zgjedhjet u vëzhguan nga mbi 100 vëzhgues ndërkombëtarë, përfaqësues të ambasadave dhe mbi 20 mijë vëzhgues të tjerë nga organizata joqeveritare,  medie dhe nivele tjera.


Vlerësim për Komisionet Zgjedhore

“Votuesit e Kosovës treguan përkushtimin e tyre ndaj demokracisë duke votuar në mënyrë paqësore dhe pa tensione gjatë zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 për Parlamentin e Kosovës. Anëtarët e Komisioneve zgjedhore vendore duhet të përgëzohen për bashkëpunimin e tyre kolegial dhe respektues, duke kapërcyer dallimet politike dhe pengesat gjuhësore, duke u distancuar nga gjuha parazgjedhore përçarëse dhe gjuha e urrejtjes së përdorur nga udhëheqësit politikë, e cila ishte karakteristike e kësaj periudhe”, tha drejtuesja e delegacionit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Petra Bayr.

Zgjedhjet e së dielës paraqitën një pasqyrë politike pluraliste dhe dinamike me 28 lista konkurruese që përfaqësonin komunitetet shumicë dhe pakicë, theksoi Bayr, duke vlerësuar, se pjesëmarrja e serbëve të Kosovës, kontribuoi në një proces zgjedhor më gjithëpërfshirës.

Përfaqësimi i grave ende mbetet në nivel të ulët

Delegacioni i Këshillit të Evropës tha se përfaqësimi i grave mbetet në nivel të ulët dhe se mbetet për t’u parë nëse sistemi i votës preferenciale për ndarjen e mandateve do të ndikojë negativisht apo pozitivisht në numrin e grave të zgjedhura. Delegacioni i vëzhguesve evropianë tha se, “peizazhi mediatik u karakterizua nga mungesa e rregullimit të mediave sociale dhe se janë ngritur pikëpyetje rreth funksionimit të Komisionit të Pavarur të Medieve, transparencës së pronësisë së medieve dhe ndikimit të mundshëm të dezinformatave”.

Disa parregullsi, po pa cenuar integritetin

Edhe rrjeti i organizatave joqeveritare vendore “Demokracia në Veprim”, që vëzhguan zgjedhjet, konstatuan se “zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit u zhvilluan në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira, konkurruese dhe të drejta”. “Procesi i votimit dhe numërimit gjatë ditës së zgjedhjeve, është zhvilluar përgjithësisht në një atmosferë të qetë dhe demokratike, i karakterizuar nga një interesim relativisht të lartë të votuesve për të marrë pjesë në zgjedhje. Megjithatë, procesi i votimit është shoqëruar me disa parregullsi dhe shkelje, kryesisht të natyrës procedurale. Nuk është raportuar për incidente serioze gjatë votimit që do të mund të cenonin integritetin e zgjedhjeve”, thuhet në deklaratën e DnV. Megjithatë problemet teknike me sistemin elektronik të publikimit të rezultateve të KQZ-së, të shfaqura vetëm disa orë pas përfundimit të votimit, krijuan konfuzion dhe ulën besimin e publikut në transparencën e procesit.

Rrjeti i organizatave joqeveritare vendore “Demokracia në Veprim” përshëndeti qasjen vetpërmbajtëse të subjekteve politike kryesore, që pas përfundimit të votimit, përkundër problemeve me sistemin elektronik të publikimit të rezultateve, i kanë njohur dhe pranuar në mënyrë të qetë rezultatet preliminare të zgjedhjeve për subjektet politike.

I papërfunduar numërimi i votave të diasporës

Fushata zgjedhore për këto zgjedhje ishte e para me një kohëzgjatje të plotë prej 30 ditësh. Ajo ishte dinamike, atraktive dhe programore, ndërsa, “diskursi politik gjatë fushatës ishte i ashpër, veçanërisht nga partia në pushtet, çka rezultoi në një numër rekord të gjobave të shqiptuara nga PZAP-ja, me një vlerë të përgjithshme mbi 600 mijë eurosh”. Vëzhguesit e DnV, konstatuan se gjatë fushatës zgjedhore, peizazhi mediatik ishte i polarizuar, duke u karakterizuar nga dy zhvillime kryesore: partia në pushtet mbajti një qasje vazhdimisht konfrontuese ndaj gazetarëve, ndërsa disa media u perceptuan si të njëanshme në mbulimin dhe raportimet e tyre.

Nga rezultatet paraprake të zgjedhjeve, pa përfshirë votat e diasporës numërimi i të cilave akoma nuk është bërë, rezultati ka lënë të hapura shumë mundësi për zbatimin e tyre. Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit doli partia e parë me 40.80 për qind e pasuar nga Partia Demokratike me 22.16 për qind, Lidhja Demokratike me 17.59 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind. Kryeministri Albin Kurti tha se “ne jemi fituesit që do të formojmë kabinetin e ardhshëm”, por nuk dha hollësi me kë mund të provojë ta bëjë qeverinë. Ai përjashtoi mundësinë që ta formojë qeverinë me partitë opozitare, dy prej të cilave PDK dhe AAK tashmë janë deklaruar po ashtu se nuk hyjnë në koalicion me Kurtin. Nëse lëvizja Vetëvendosje nuk siguron koalicion me ndonjë nga partitë opozitare do ta ketë të vështirë të formojë qeverinë me deputetët e pakicave./DW



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
VIDEO/ Iu ndërpre transmetimi/ Rama humb durimin gjatë lidhjes live në Instagram, godet tavolinën

“Fuck you”/ U tensionua dhe i ra tavolinës gjatë transmetimit live, Rama: Ky është momenti që ndan kush është këtu me shpirt e me zemër

Vranë Martin Çeçon dhe e hodhën në rezervuar, gjykata jep vendimin për 4 të akuzuarit

Vranë Martin Çeçon dhe e hodhën në rezervuar, gjykata jep vendimin për 4 të akuzuarit

Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeprokurori Olsian Çela takim me Celibashin: Jemi në momentet e fundit të hartimit të masave

Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeprokurori Olsian Çela takim me Celibashin: Jemi në momentet e fundit të hartimit të masave
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com