Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VEZHGIM/ Shqiptarët që duan, por nuk largohen dot nga Gjermania

2016/02/18 at 10:10 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjermania kërkon punëtorë në Ballkan, por shqiptarët nuk kanë shanse per azil 

Deri në 100 vetë në ditë largohen ditët e fundit nga aeroporti i Frankfurtit në drejtim të Tiranës apo Prishtinës. Këtë rritje të numrit të azilkërkuesve, shumica e të cilëve udhëton me shpenzimet e veta, e konfirmon edhe zyra e shtypit të Policisë Federale në Aeroportin e Frankfurtit e pyetur nga Deutsche Welle. Shqiptarët që duan të kthehen marrin pasaportat para kthimit në atdhe dhe një letër konfirmimi që personi largohet vullnetarisht nga Gjermania.


Kthim me shpresë rikthimi

Një ndër arsyet e kthimit është frika e bllokimit të hyrjes në zonën Shengen për ata azilkërkues, të cilët kanë marrë letrën e refuzimit dhe që iu kërkohet largimi nga Gjermania. Para dëbimit me një shënim në pasaportë shumë vetë pra preferojnë largimin vullnetar. Por largimi vullnetar nga Gjermania me sa duket bëhet edhe me shpresën e rikthimit legal në këtë vend. Që nga hyrja në fuqi më 1 janar të këtij viti e rregulloreve, që e hapin tregun e punës për njerëzit nga Ballkanit, përfshi këtu edhe qytetarë nga Shqipëria apo Kosova shumë vetë preferojnë kthimin vullnetar. Nga fillimi i këtij viti në ambasadën gjermane në Tiranë për shembull janë regjistruar 170 kërkesa për një vend të rregullt pune në Gjermani.

Por ndërkohë që qindra vetë marrin avionin për në atdhe ka disa shqiptarë që duhet të presin më gjatë për kthimin. Shkak për këtë është bërë një fenomen që së fundmi në mediat gjermane përmendet si “fenomeni i humbjes së pasaportave”.

Në fakt bëhet fjalë për një “humbje” të përkohshme të pasaportave në varavingon burokratike të autoriteteve gjermane të azilit dhe të huajve. Annegret Spitz e ngarkuar për këshillimin e refugjatëve që duhet të kthehen në organizatën humanitare “Kölner Diakonie” e pyetur nga Deutsche Welle pohon se “ndodh shpesh që refugjatët, të cilët dorëzojnë pasaportën në Zyrën e Emigracionit apo në autoritete të tjera, ku ata regjistrohen duhet të presin shumë gjatë derisa të shfaqen pasaportat në zyrat e të huajve.” Vitin e kaluar janë këshilluar rreth 640 persona në “Kölner Diakonie” dhe gati tek një e treta e tyre është përballur me fenomenin e zhdukjes burokratike të pasaportës, thotë Annegret Spitz.

Zhgënjim tek azilkërkuesit që duan të kthehen

E ngarkuara e “Kölner Diakonie” konstaton se këtë fenomen të zhdukjes disamujore të pasaportës e ka vënë re më shpesh tek shqiptarët nga Shqipëria apo Kosova. “Ndoshta kjo lidhet me atë që këta persona i kanë pasur pasaportat me vete krahasuar me nacionalitete të tjera”. Në zyrat e organizatës “Kölner Diakonie” Spitz ka këshilluar një shqiptar nga Shqipëria, i cili e kishte dorëzuar pasaportën dhe duhej të priste gjatë për kthimin në Shqipëri. Mbi rastin e shqiptarit me pasaportë “të humbur”, Annegret Spitz tregon se ai priti me durim. “Ai vinte herë pas here tek ne, pyeste, ne po ashtu pyesnim tek autoritetet tek Zyra Federale e Emigracionit”. Pasaporta e shqiptarit, emrin e të cilit “Kölner Diakonie” për arsye të mbrojtjes së personit nuk e përmend, u rishfaq sërish pas pesë muajsh.

Annegret Spitz ka vërejtur zhgënjimin e azilkërkuesve që kishin krijuar një mit për burokracinë gjermane. “Jo vetëm ky shqiptar, por edhe shumë të tjerë nuk mund ta perceptonin dot si mund të ndodhte kjo, kur nga njëra anë ata marrin mesazhin që duhet të kthehen dhe nga ana tjetër, kur ata duan të kthehen, kjo është e pamundur, ose zgjat gjatë. “Është shumë e vështirë kur nuk mund të planifikosh dot jetën, kur nuk e di se kur mund të gjendet pasaporta, pas një një muaji, pesë muajsh apo më vonë.”

Reagim i Zyrës Federale të Migracionit dhe Azilit

Nga njëra anë azilkërkuesit duhet të kthehen, nga ana tjetër autoritetet nuk ua dorëzojnë menjëherë pasaportën. Po i rrëshqet situata nga duart autoriteteve gjermane të mbingarkuara me krizën e refugjatëve? Në një prononcim për Deutsche Wellen të Zyrës Federale të Migracionit dhe Refugjatëve në Nuremberg thuhet se “ka raste, kur përkohësisht një dokument nuk i përgjigjet një procedure të caktuar azili. Arsye për këtë është që Zyra Federale pjesërisht merr pasaporta nga autoritete të tjera, përpara se të shtrohet një kërkesë azili. Në momentin që bëhet kërkesa e azilit, pasaporta futet në dosjen e dokumenteve të azilkërkuesit. Ajo qëndron aty deri në përfundim të procedurës së azilit.”

Por tani azilkërkuesit që duan të kthehen në atdhe e kanë një shpresë për gjetjen e shpejtë të pasaportës. Sipas Zyrës Federale të Migracionit dhe Azilit, BAMF “Në BAMF ka disa kohë që për pasaportat që nuk lidhen me asnjë procedurë azili është krijuar një regjistër qendror. Me këtë sigurohet që çdo degë e Zyrës Federale ka akses në çdo kohë tek dokumentet”. /DW/



Ju sugjerojmë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën
Kronikë

Kallëzimi i gjyqtares Irena Gjoka, SPAK thërret nesër Sali Berishën

9 Qershor, 2025 6:46 pm
Para
Foto/ Dafina Zeqiri i gëzohet të pasmeve seksi

Foto/ Dafina Zeqiri i gëzohet të pasmeve seksi

Nis seanca plenare, jashtë opozita proteston

Meta për ndryshimet në Qeveri: Impulset duhen, por pres tu shoh punën

Shuhet në aksident këngëtari i njohur grek

Shuhet në aksident këngëtari i njohur grek

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
9 Qershor, 2025

Java që ndryshon fatin! Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për këtë javë për 12...

Lexo më shumë

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
9 Qershor, 2025

Pesë referendumet që u mbajtën në Itali gjatë dy ditëve të fundit kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët....

Lexo më shumë

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
9 Qershor, 2025

Autoritetet e Kosovës kanë përuruar objektin e ri të stacionit policor në Izvor të Zveçanit – 2 kilometra larg nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com