Çdo natë hapet një shteg i ri në autostradën Milot – Mamurras. Për shkak të mungesës së mbikalimeve dhe nënkalimeve, këmbësorët futen ku të mundën për të kaluar nga njëra anë në anën tjetër të rrugës.
Siç shihet nga pamjet, mbrojtjes anësore janë reduktuar, ndërsa trafikndarëset e dëmtuara nuk riparohen. Në këtë gjendje, rruga është prej kohësh.
Është një nyjë e rëndësishme lidhëse me zonat e Veriut, por në 20 kilometra rrugë nuk shihet asnjë mirëmbajtës i rrugës.
Edhe rruga Miloti në Rrëshen, në Rrugën e Kombit urat janë në këtë gjendje.
Drejtuesit e mjeteve devijojnë deri në rrezik për jetën.
Në zonën e Kukësit, problematika kryesore mbetet në segmentin Kukës – Morinë. Autoriteti Vendor Rrugor, u mblodh në një takim. Emergjente është cilësuar situata në Rrugën e Kombit këtë prag sezonit turistik.
Nga ky vëzhgim kontastohet se autostradat, jo që nuk po plotësohen me sinjalistikën e duhur e të plotë, por po shkojnë drejt një dëmtimi të pariparueshëm. /Tv Klan