Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vëzhgim në Tiranë/ Si po shiten me shpejtësi apartamentet me lek në dorë

2017/02/06 at 11:32 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vëzhgim në Tiranë/ Si po shiten me shpejtësi apartamentet me lek në dorë

Pas disa vitesh ngërç në tregun e apartamenteve në kryeqytet rezulton se ai është gjallëruar ndjeshëm muajt e fundit, teksa shtimi i kërkesës dhe ndikimi i dyfishimit së taksës së ndërtimit në infrastrukturë, shoqëruar me përmirësimin e urbanizimit, po rrisin me shpejtësi çmimet.


Revista ekonomike ‘Monitor’ vëzhgoi në disa zona kryesore ku po ndërtohet në Tiranë, në këndvështrimin e një individi të interesuar për të blerë një apartament me kredi, ose me para në dorë.

Në pjesën më të madhe të pallateve në zona të preferuara, kanë mbetur pak apartamente të lira, ndërsa ndërtuesit nuk ngurrojnë t’u thonë blerësve potencialë që shitjet janë shtuar së fundmi, edhe me cash – dhe nuk është aspak problem të gjenden shtigjet për të justifikuar paratë, përmes pagesave me këste.

Në zonën e qendrës, vështirë se gjen apartamente të vogla ose mesatare, ç’ka i bën ato të paarritshme për individët me të ardhura nga pagat. Por këta të fundit kanë gjithsesi alternativën e periferisë, që mbetet ndër më të lirat në rajon.

Blloku, Diga, TVSH për klientët elitarë, dominojnë shitjet cash

… Zona e parë e kërkimit ishte pranë digës së liqenit artificial, ku shoqëria ‘Nderpro sh.p.k’ kishte objektin e saj drejt përfundimit. Çmimi është 1800 euro për metër katror. Dikur, apartamentet në atë zonë tregtoheshin rreth 1200-1300 euro për njësi matëse. Ndërtimi i rrugës së re, së fundmi, i ka dhënë një tjetër dimension kësaj zone, duke e bërë atë mjaft të preferuar. Megjithatë, pavarësisht rritjes së çmimit, numri i apartamenteve të lira për shitje ishte i vogël.

Duke u afruar më pranë zonës së ish-Bllokut, menaxherëve të shitjeve iu tha se kërkohej të blihej një hyrje me para në dorë. Pranë stadiumit Dinamo, ‘Ferar sh.p.k.’ ishte në përfundim të ndërtimit të objektit. Nga 1700 euro/m2 në fillimet e ndërtimit, çmimi për një metër katror kishte kapur nivelin e 2000 eurove/m2.

Zona e dytë e kërkimit, te Kopshti Zoologjik, pranë Ambasadës Amerikane, ish-Parku i Autobusëve, te Selvia dhe te zona e Shkollës së Kuqe, çmimet e apartamenteve variojnë nga 1100 në 1500 euro për m2 dhe sipas aktorëve të tregut, çmimet në këto zona janë rritur me 100 deri në 200 euro për m2, krahasuar me pak vite më parë.

Zona e tretë, ku përfshihet Komuna e Parisit, Porcelani, Liqeni i Thatë, Shkolla e Bashkuar, Kinostudio dhe Kombinati, çmimet e apartamenteve variojnë nga 700 deri në 1000 euro për m2.

Pjesa më e madhe e apartamenteve në ndërtim ishin të shitura. Në zonën e Liqenit të Thatë, ndërtuesi tha se vetëm dy apartamente kishte të lira për shitje, ndërsa pak më poshtë, në zonën e Kopshtit Zoologjik, të gjitha apartamentet ishin shitur. Në varësi të pamjes së apartamentit, orientuar nga liqeni artificial i parkut të Tiranës ose jo, çmimet luhateshin nga 1200 në 1800 euro.

Komuna e Parisit është një nga lagjet e reja më të populluara të Tiranës. Në kompleksin e dytë të pallateve ‘Kika’, çmimi për metër katror është 950 euro, i diskutueshëm nëse paguhej 60% e shumës.

Sokoli, administrator i kompanisë ndërtuese, tha se kërkesën për apartament e shikon në rritje dhe në kompleksin që kërkonte rreth gjashtë muaj që të finalizohej kishte shumë pak hyrje banimi të lira për shitje. Gjithashtu, ai shtoi se nuk është rritur vetëm kërkesa për shtëpi, por dhe kërkesa për të pasur shtëpi me cilësi.

Po në atë zonë, pritej që të fillonin ndërtimet e kompleksit të tretë të banimit Kika, mirëpo administratori rrëfeu se ende nuk kanë vendosur se me çfarë çmimi do të dilnin në treg, por ai do të reflektonte taksën e rritur dhe kërkesën e lartë. Psh, vetëm taksa e infrastrukturës, nga 15 euro/m2 shkonte në 75 euro/m2.

Zona më e shtrenjtë. Zonat më elitare të Tiranës, si ajo pranë Radio Televizionit Shqiptar, janë të cilësuara në përditshmëri si të paprekshme dhe çmimi i apartamenteve në atë zonë kap vlerën 3000 euro për m2. Aktualisht në atë zonë është vetëm një objekt në ndërtim nga firma ndërtuese “Ana sh.a.”

Alternativa e lirë, në periferi

Dihet se vlera e apartamenteve në qendër të kryeqytetit vështirë se bie dhe për ata që nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi me çmim 2000 euro/m2, pavarësisht dëshirës për “fqinjësi të zgjedhur”, ekziston dhe një mundësi e dytë, periferia.

Në periferinë e Tiranës, mund të gjesh apartamente me 400-500 euro për metër katror, ku krahasuar me rajonin, çmimet janë më të lira. Ndërtuesit pohojnë se shkak për këtë është infrastruktura e keqe, teksa pallatet janë ndërtuar pa plan, nuk ka hapësira (lulishte apo ambiente të përbashkëta), rrugët janë të ngushta dhe madje në disa zona ato furnizohen me ujë pusi.

Nga Blloku deri në lagjet periferike të Yzberishtit apo në zonën e Freskut, diferenca në çmim shkon nga 500 deri në 1500 euro me zonat e qendrës. Sipas menaxherit të shitjeve të një prej firmave të ndërtimit me projekte në qendër të qytetit, në këtë zonë, në përgjithësi janë përqendruar individë me të ardhura të larta mujore, ndërsa në periferi, individët me të ardhura të kufizuara. /Monitor

integritet-560x300

Etiketa: cashndertime te rejashitjetirane


Ju sugjerojmë

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje
Aktualitet

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje

13 Korrik, 2025 1:13 pm
Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth
Aktualitet

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth

13 Korrik, 2025 12:56 pm
Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

13 Korrik, 2025 12:49 pm
Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues
Aktualitet

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues

13 Korrik, 2025 12:34 pm
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend: U raportuan 18 raste, mbeten aktive 2 vatra

13 Korrik, 2025 12:15 pm
Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile
Rajoni

Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile

13 Korrik, 2025 12:00 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

13 Korrik, 2025 11:39 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e tij për të përfituar para, 28-vjeçari…

13 Korrik, 2025 11:21 am
VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës
Aktualitet

VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës

13 Korrik, 2025 11:09 am
Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari
Aktualitet

Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari

13 Korrik, 2025 10:51 am
Para
Foto-galeri/ Mbretëresha Elizabeth II, monarkia e parë që feston 65 vjetorin në fron

Foto-galeri/ Mbretëresha Elizabeth II, monarkia e parë që feston 65 vjetorin në fron

Foto/ Dy futbollistët shqiptarë në formacionin kundër Juventusit

Fatkeqësi për lojtarin e kombëtares Memushaj, humb dy fëmijët binjakë

Deti 6 ballë në Vlorë, ja çfarë po ndodh me pasagjerët e trageteve

Deti 6 ballë në Vlorë, ja çfarë po ndodh me pasagjerët e trageteve
















TE FUNDIT

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje
13 Korrik, 2025

Në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare për të goditur paligjshmërinë në fushën e ndërtimit, Operatori i Shpërndarjes...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth
13 Korrik, 2025

Ka vijuar edhe këtë të dielë aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Situata ditën e...

Lexo më shumë

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë
13 Korrik, 2025

Ditën e sotme ka vijuar në Tiranë lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme. Mësohet se është...

Lexo më shumë

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues
13 Korrik, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me politikanin shqiptar, Ali Ahmetin. Përmes një postimi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com