Natasha Mulaj është zgjedhur sot kryetarja e Kolegjit të Apelimit. Mulaj u zgjodh me votim falë monitorimit të vëzhguesve ndërkombëtarë. Shtatë anëtarët e Kolegjit të Apelimit votuan për zgjedhjen e Mulajt si kryetare.
Në votim morën pjesë Sokol Çomo, Ardjan Hajdari, Ina Rama, Luan Daci, Rezarta Schultz, Albana Shtylla.
Lajmi u konfirmua edhe nga Drejtoresha Ndërkombëtare për Monitorimin e Reformës në Drejtësi, Genoveva Luiz Calavera, pas një postimi në tëitter.