Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë në qytetin e Lushnjes. Mësohet se një person me iniciale SH.S, është vetëvaruar pranë banesës së tij. Ishin familjarët ata që e gjetën 42-vjeçarin, dhe më pas e transportuan drejt spitalit, por nuk ka mundur dot t’ja dalë. Mësohet se personi në fjalë vuante nga depresioni.
Njoftimi i policisë
Në datën 01.07.2017, në spitalin Lushnje ka shkuar i vdekur, i shoqëruar nga familjarët shtetasi Sh.S, 42 vjeç, banues në Lushnje.
Shtetasi Sh.S, i cili ishte me sëmundje depresive, është gjetur nga familjarët i vetëvarur pranë banesës.
Nga kqyrja e kufomës nuk rezultoi të kishte shenja dhune.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnje për veprime të mëtejshme.