Një baba i dëshpëruar ka vrarë veten me pistoletë, pasi vajza kishte vendosur të martohej pa miratimin e tij.
Ayhan Uzun, nga Kajseri, shihet duke folur përpara kamerës në Facebook, e më pas vë në kokë pistoletën e tërheq këmbëzën.
Fjalët e tij të fundit ishin këto: “Më njoftuan me telefon për martesën e vajzës. Nuk më pyeti njeri. Nuk më trajtuan si burrë. Vjehrri më zuri vendin dhe pa të drejtë e aprovoi martesën e vajzës sime. Vullneti im është që ata persona që më vunë në pozitë të tillë, të mos jenë në funeralin tim. Lamtumirë”.